Yuri Kim takohet me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Nga A2 CNN
8 Qershor 2023, 14:49 | Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t'i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Në një njoftim të shkurtër të ambasadës amerikane në Facebook, thuhet se “Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”.

Ambasadorja Kim ka nisur një “tur lamtumire” me rastin e përfundimit të mandatit të saj në vendin tonë dhe është takuar me drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe ka bërë edhe vizita në disa qytete. Pas largimit të Kim, pritet që postin e ambasadorit në vendin tonë ta marrë David Kostelancik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos