Pas kryetarit të Mitrovicës së Veriut, këtë të enjte bënë betimin edhe kryetarët e tre komunave të tjera veriore në Kosovë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Kryetarët e dalë nga zgjedhje e jashtëzakonshme të 23 prillit të bojkotuara nga popullsia serbe, të gjithë shqiptarë…u zotuan se do të punojnë në të në të mirë të qytetarëve, duke respektuar ligjin.
Për arsye sigurie, kryetarët u betuan në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale.
Ceremonia e betimit të Izmir Zeqirit në Zubin Potoku, u zhvillua në objektin e Zyrës komunale për komunitete, në fshatin Çabër, ndërsa ajo për Ilir Pecin në Zveçan u zhvillua në shkollën fillore "Isa Boletini", në fshatin Boletin të kësaj komune.
Betimin e bëri të enjten edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e shkollës fillore "Kadri Bistrica" në fshatin Bistricë të kësaj komune.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut , Erden Atiq, u betua më 19 maj. Katër komunat në veri kanë qenë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur udhëheqësit e tyre, që të gjithë nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje.
Pjesëtarët e komunitetit serb kanë thënë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Lista Serbe i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti deri në 1 qershor, siç tha, për të ndalur represionin dhe sulmet ndaj popullsisë serbe më veri. (A2 Televizion)