Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së, Borrell: Zbatimi i marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia rruga e vetme

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 19:51 | Kosova
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së, Borrell: Zbatimi

Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor diskutohet sot në takimin e këshillit të punëve të jashtme të BE-së ne Bruksel.

Ministrave të shteteve anëtare do tu bashkohen edhe krerët e diplomacive nga 6 vendet e rajonit. Sipas njoftimeve nga Bashkimi Europian, temat kryesore në rend dite janë procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, situata në Bosnje e Hercegovinë, bashkëpunimi rajonal dhe ndikimi i Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, paralajmëroi Serbinë se aspiratat e saj euroatlantike nuk përkojnë me raportet që Beogradi ka me Rusinë. “Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë.

Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë", tha Borrell. Këto deklarata ai i bëri pas takimit në Bruksel të ministrave të bllokut.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi