Gjiganti i zjarrtë u zgjua sërish. Etna, vullkani aktiv më i madh në Europë, mbuloi sot sërish qiellin sipër qytetit të Katanias, në Sicili.
Një tymnajë e lartë të paktën 11 kilometra u pa nga çdo drejtim, e pasuar nga hiri i pashmangshëm që shkaktoi probleme në qytezat përreth. Aeroporti i qytetit u detyrua të mbyllet për disa orë, ndërkohë që nuk regjistrohen dëme domethënëse.
Etna, vullkani aktiv më i madh në Europë, mbuloi sot sërish qiellin sipër qytetit të Katanias, në Sicili Aeroporti i qytetit u detyrua të mbyllet për disa orë, ndërkohë që nuk regjistrohen dëme domethënëse Ndërkohë, rrjetet sociale u mbushën me video dhe fotografi të bukura dhe të frikshme në të njëjtën kohë
Ndërkohë, rrjetet sociale u mbushën me video dhe fotografi të bukura dhe të frikshme në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)