Mbeten tensionet, por incidenti i parë i ushtarëve rusë është... automobilistik

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 12:57 | Fotolajme

Përtej tensioneve ende të larta në Ukrainë, ku Uashingtoni ende nuk beson në një tërheqje të trupave të Moskës nga kufiri, dita e së mërkurës, që ishte cilësuar si ajo e sulmit të mundshëm, kaloi pa ngjarje domethënëse. Por jo pa incidente, edhe pse jo nga ato që priteshin.

Trupat ruse kanë shkaktuar në kthim një incident, edhe pse nuk ka të bëjë aspak me luftën në horizont. Fotot e shpërndarë nga mediat lokale shfaqin një autokolonë mjetesh të blinduara që kanë ndalur pas një aksidenti të ndodhur midis një prej blindave dhe një automjet privat të tipit Lada, që duket sikur i ka prerë rrugën ushtarakëve.

https://a2news.com/2022/02/17/shba-rusia-ka-shtuar-7000-trupa-pergjate-kufirit-me-ukrainen-pavaresisht-pretendimeve-per-terheqje/

Ngjarja ka ndodhur në Krime, ndërkohë që autoritetet ruse thonë se autokolona po kthehej në bazat e tyre në territor rus, dhe ka sjellë një farë ilariteti, edhe në një moment që mbetet ende dramatik dhe i paqartë për të ardhmen  e Ukrainës dhe jo vetëm.   

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi