Nga “Puthja” te “Trëndafilat e harruar”, pikturat romantike që duhet të shihni këtë Shën Valentin

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 18:56 | Fotolajme

Pikturat klasike me bojëra vaji, duket se përveç artit të pashoq, mbajnë mbi telajon e tyre, edhe bukurinë e ndjenjës sublime të dashurisë.

Përgjatë historisë, këto kryevepra me ngjyra të pasura, kanë arritur të përçojnë te admiruesit e tyre, edhe ndjenja romantike, që nuk mund të rikujtohen kurrë më mirë, se sa ditën e sotme, në festën e Shën Valentinit.

Pikturat, secila unike dhe e ndryshme nga njëra-tjetra, duket se flasin të njëjtën gjuhë universale të dashurisë, ndonëse mund të merret me mend, se shikimi i tyre përballë, do të ishte një përvojë krejtësisht e mbushur me emocione të tjera, ndryshe nga shfletimi i tyre në një faqe interneti.

Nga “Puthja” sensuale e Gustav Klimt, deri te butësia frymëzuese e “Lindja e Venusit”, në galerinë e mësipërme mund të njiheni me 10 pikturat më romantike me bojëra vaji, që ka njohur historia e artit dhe pikturës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi