Mister gjatë natës, qindra harabela bien në tokë të ngordhur

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 23:34 | Fotolajme

Mëngjesi i herët në Waterstone, një qytezë në bregdetin e Uellsit, në Britaninë e Madhe, filloi i qetë dhe me ritmet e jetesës karakteristike të atyre zonave. Por diçka sot theu rutinën e përditshmërisë, si në një film horror.

Fillimisht një oshtimë e mistershme në qiell, që zbardhi natën, dhe më pas një skenë që banorët aty nuk do të harrojnë lehtë. Një nga një, qindra, ndoshta një mijë zogj, më së shumti harabela, filluan të binin në tokë, të gjakosur, të ngordhur.  

“Ishte traumatike, e çuditshme, krejtësisht diçka e pashpjegueshme”, tregon një nga dëshmitarët okularë.

Janë shumë dëshmitë që tregojnë për një tip shpërthimi elektrik, para se të shfaqej skena makabër, por autoritetet që kanë filluar investigimet ende nuk kanë gjetur ndonjë burim të besueshëm.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi