All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
All - General - 1

1-përqindëshi mundësi që i dha jetë Interit

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 10:58 | Futboll
1-përqindëshi mundësi që i dha jetë Interit
All - Paragraf - 1

Në gusht, kur u hodh shorti i grupeve të Champions League, askush nuk e fuste Interin te favoritët për të fituar Champions League. Madje, nuk llogaritej që zikaltërit do të kalonin grupin, ku bënin pjesë edhe Bayern Munchen, Barcelona dhe Viktoria Plzen.

Kompanitë e basteve i jepnin vetëm 1% mundësi për të fituar kompeticionin, ndërsa 40% për të kaluar grupin. Sot, 9 muaj më vonë, Interi është në finalen e madhe që do të luhet në Stamboll.

All - Paragraf - 3

Për të arritur në finalen e gjashtë të historisë së tyre (kanë fituar 3) kanë kaluar shumë pengesa. Dhe të gjitha duke u mbështetur në një mbrojtje të shkëlqyer, që i ndihmoi për të eliminuar Barcelonën dhe Viktorian në grup, Porton në 1/8, Benfican në çerekfinale dhe Milanin në gjysmëfinale.

Në Twitter, pas fitores 1-0 ndaj kuqezinjve, Federico Dimarco shkroi: “Ta kisha premtuar para 20 vitesh në San Siro. Sot i vumë gjërat në vendin e tyre: Milano jemi ne”.

https://twitter.com/FDimarco/status/1658608356653662210

Mbrojtësi i majtë është i vetmi futbollist që ka dalë nga ekipet zinxhir të Interit dhe në vitin 2003, kur Interi u eliminua në gjysmëfinalen e Championsit nga Milani, ka qenë në stadium. Atë natë, Dimarco u kthye në shtëpi duke qarë. Dje, festoi në fushë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/16/zikalter-edhe-euroderbi-i-dyte-inter-finalisti-i-pare-i-champions-league/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6

Latest Videos