Inter dhe Milan luajnë sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, me formacionet zyrtare që janë publikuar.
Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, i ka besuar të njëjtëve lojtarë të cilët e nisën nga fillimi ndeshjen e parë, të fituar 2-0, duke lënë jashtë Brozoviç dhe Lukaku.
Nga ana tjetër, Stefano Pioli aktivizon nga minuta e parë Rafael Leaon, i cili mungoi në ndeshjen e parë për kuqezinjtë.
Formacionet:
INTER: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez dhe Dzeko.
MILAN: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic, Messias; Rafael Leao, Brahim Diaz, Giroud. (A2 Televizion)