Inter është finalisti i parë i Champions League.
Zikaltërit fituan edhe euroderbin e dytë ndaj Milanit, kësaj radhe me rezultatin 1-0, dhe arrijnë finalen e madhe të Stambollit.
Lautaro Martinez ishte autori i golit të vetëm të ndeshjes, në minutën e 74.
Kështu, Inter hakmerret për gjysmëfinalen e para 20 viteve dhe titullin kampion që Milani i mori në pjesën e fundit të sezonit të kaluar.
Tashmë, Inter pret në finale fituesin e çiftit Manchester City-Real Madrid. (A2 Televizion)