Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve reagoni, angazhohuni

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 13:49 | Politikë
Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve reagoni,

Ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko, ka qenë njësia nr.5 në kryeqytet, ku ka pasur një mesazh për të rinjtë. Ai u ka kërkuar që të mos heshtin apo të jenë indiferentë, por të reagojnë dhe të angazhohen për të mirën e vendit.

“Më zuri gjuha lesh, se lesh në kokë nuk kam, duke u thënë studentëve, angazhohuni, bëhuni pjesëmarrës, reagoni, mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri të politikës, por dilni përballë dhe thojini se çfarë duhet të bëjë, për Tiranën, për Bashkinë, kushdo qoftë”, tha Bejko.

Në takimet me qytetarët, ai ua bëri të qartë se kjo PD është e ndarë nga Sali Berisha.

Roland Bejko: Do përpiqemi që të bëjmë një lider me vlerë, por edhe një parti me vlerë, do bëjmë një PD të djathtë...

Qytetari: Jeni me Sali Berishën?

Roland Bejko: Jo jemi ndarë

Bejko garon në Tiranë mes 5 kandidatëve të tjerë, ku gara e fortë duket mes tij, Erion Veliajt nga PS-ja dhe Belind Këlliçit nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu