Sondazh: Si e gjykoni vendimin, që të përjashtohen policët që kanë përdorur “Sky” apo “Enchrochat”?
  • Të panevojshëm 20%
  • Të drejtë 27%
  • Të vonuar 53%

18 vite martesë, kryeministri i Kanadasë ndahet nga bashkëshortja

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 19:41 | Bota
18 vite martesë, kryeministri i Kanadasë ndahet nga bashkëshortja

Pas më shumë se 18 vitesh martesë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe bashkëshortja e tij Sophie Gregoire kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.

“Si gjithmonë, ne mbetemi një familje e ngushtë me dashuri dhe respekt të thellë për njëri-tjetrin dhe për gjithçka që kemi ndërtuar dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetet sociale, postim ky që u shpërnda më pas dhe nga Sophie.

Në një deklaratë të shkurtër, zyra e kryeministrit bëri me dije se pas shumë bisedash kuptimplota dhe të vështira dyshja mori vendimin për t’u ndarë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Justin dhe Sophie u martuan në Montreal në vitin 2005 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Ditari A2 CNN