Jo internet gjatë natës dhe orar i kufizuar gjatë ditës! Kina, ligj të ri për të miturit kundër varësisë ndaj telefonit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 17:26 | Bota
Jo internet gjatë natës dhe orar i kufizuar gjatë ditës!

Të miturit në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre inteligjentë gjatë natës. Sipas legjislacionit të ri kundër varësisë të publikuar këtë të mërkurë, edhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar.

Sipas kufizimeve të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator pas një konsultimi publik, asnjë i mitur nuk do të jetë në gjendje të hyjë në internet përmes pajisjes celulare nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar sasinë ditore të kohës që telefonat inteligjentë mund të lidhen me internetin. Adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë në internet për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.

Këto rregulla të reja, të propozuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës janë ndër më të rreptat në botë në këtë fushë.

Sipas Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, rregullat e reja do të lejojnë "krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në internet për të miturit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos