Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Irani do të ndërtojë fabrikë dronësh në Bjellorusi për të furnizuar Moskën

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 13:20 | Bota
Irani do të ndërtojë fabrikë dronësh në Bjellorusi

Herë mohuese dhe herë të dyshimta kanë qenë deklaratat e Iranit dhe Rusisë për bashkëpunimin e tyre në luftën në Ukrainë, nëpërmjet furnizimit me municione dhe dronë nga ana e Teheranit.

Por këtë herë, bashkëpunimi duket se ka dalë zbuluar, pasi Irani ka bërë me dije se do të nisë ndërtimin e fabrikave të dronëve në Bjellorusi dhe Rusi.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës në një takim të zhvilluar dje në Teheran me ministrin e Mbrojtjes bjelloruse, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh të industrisë së mbrojtjes midis dy vendeve.

Zyrtarët nga të dyja vendet besohet se kanë diskutuar gjithashtu nisjen e punës për ndërtimin e fabrikave të dronëve kamikazë “Shahed” në Bjellorusi, si një formë për të mbështetur luftën ruse në takim.

Këto bisedime konfirmojnë pretendimet që Ukraina ka shprehur në maj, se inxhinierët iranianë po eksploronin se si t'i konvertonin fabrikat në qytetin bjellorus të Gomel në objekte të prodhimit të dronëve.

Një muaj më vonë, administrata Biden zbuloi se Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të dronëve në qytetin Yelabuga.

Fabrika të tilla do t'i lejonin Rusisë të blejë dronët iranianë më lehtë pa pasur nevojë t'i transportojë ato përmes Lindjes së Mesme. Kjo do të jepte gjithashtu një nxitje për ekonominë iraniane, e cila po përjeton inflacion prej rreth 47% pas sanksioneve të vazhdueshme nga Perëndimi.

Irani sakaq ka nënshkruar disa marrëveshje strategjike afatgjata me Rusinë dhe Bjellorusinë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani