Tension në kufi, dy helikopterë bjellorusë shkelin hapësirën ajrore të Polonisë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 11:05 | Bota
Tension në kufi, dy helikopterë bjellorusë shkelin

Tensionet në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë janë rritur në orët e vona të së hënës, me Varshavën e alarmuar që raporton një shkelje të hapësirës ajrore nga dy helikopterë të ardhur nga Minsku.

Ministria polake e Mbrojtjes sakaq konfirmoi se dy helikopterë bjellorusë shkelën hapësirën ajrore polake më 1 gusht në zonën Bialowieza në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.

Në krahun tjetër, ministria bjelloruse e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet për shkelje të kufirit polak nga helikopterët Mi-24 dhe Mi-8 të Forcave të tyre Ajrore.

Ndërkohë, Varshava ka dhënë urdhër për dërgimin e përforcimeve në kufi.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak urdhëroi të rritet numri i personelit ushtarak në kufi dhe të ndahen forca dhe mjete shtesë, duke përfshirë helikopterët luftarakë, pas shkeljes së hapësirës ajrore.

NATO është informuar për incidentin”, saktësoi ministria, duke shtuar se “Rusia dhe Bjellorusia së fundmi kanë intensifikuar aktivitetet e tyre hibride kundër Polonisë”.

Tass sakaq raporton se Ministria e Jashtme polake ka thirrur të ngarkuarin me punë të Minskut për të shprehur notën e protestës për këtë akt.

Incidenti vjen në një kohë kur liderët polakë kanë bërë thirrje për vigjilencë pas dislokimit të trupave të Wagner në territorin e Bjellorusisë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani