Kriza më e keqe humanitare në Nju Jork! Emigrantë të shtrirë në rrugë, pamje nga kaosi

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 22:42 | Bota

Qindra azilkërkues po flenë jashtë hotelit Roosevelt të Manhatanit në Nju Jork për të dytën ditë radhazi.

Siç raportojnë mediat lokale, qyteti i Nju Jorkut vazhdon të luftojë për të përballuar fluksin e azilkërkuesve dhe strehimi duket të jetë vetëm një nga shumë problemet. Autoritet e përshkruajnë si "kriza më e keqe humanitare që Nju Jorku ka parë ndonjëherë".

 Shërbimet në Roosevelt janë të përqendruara në vendosjen e fëmijëve dhe familjeve në dhoma, ndërsa shumë prej emigrantëve janë futur në autobusë dhe dërgohen në strehimoret në pjesën e sipërme të shtetit.

Një pronar biznesi në zonën pranë hotelit tha se situata ishte e papranueshme.

“Kjo është zemra e Nju Jorkut. JP Morgan është këtu. Nuk ka kuptim”, tha Dimitris Nakos, pronar i restorantit grek Ammos.

Ndërkohë, autoritetet e Nju Jorkut i kanë bërë thirrje presidentit Joe Biden për të ndihmuar duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe duke përshpejtuar autorizimin e punës për azilkërkuesit, shumë prej të cilëve janë të dëshpëruar për të punuar, por ligjërisht nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi