Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).
Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit të regjistruar pak pas orës 18, ka qenë në një thellësi prej 7.2 kilometrash, epiqendra ndodhet në rajonin e Selçuklusë.
Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.
Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh. (A2 Televizion)