Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Prindërit lidhën vajzën 13-muajshe në anije dhe shkuan të gatuajnë, foshnja çlirohet dhe mbytet në det

Nga A2 CNN
2 Gusht 2023, 08:01 | Bota
Prindërit lidhën vajzën 13-muajshe në anije dhe shkuan

Për një familje nga Zelanda e Re, ajo që supozohej të ishte një pushim në bordin e një anijeje në Fixhin perëndimor është kthyer në tragjedi. Një çift, që duhej të shkonte poshtë kuvertës për të gatuar, e lidhën vajzën e tyre 13-muajshe në kuvertën e varkës me shpresën për të qenë e sigurt. Por kur prindërit u kthyen, u përballën me tragjedinë, pasi trupi i vogëlushes ishte në ujë. Vajza e cila quhej Mahina Toki kishte arritur të çlirohej duke rënë në det dhe përpjekjet për ta rikthyer në jetë ishin të kota.

Vajza e ulur dhe e lidhur me mbrojtëset e saj, po shikonte me qetësi një film, u thanë autoriteteve babai dhe nëna e saj, ende të tronditur. Duke përfituar nga mungesa momentale e të rriturve, vogëlushja mënyre është çliruar nga zinxhirët dhe më pas ka rrëshqitur në det.

Policia po heton rastin. Familja, e cila mbërriti në Musket Cove pak ditë më parë, ishte nisur nga Zelanda e Re. Është hapur një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit e vogëlushes për shpenzimet e varrimit dhe për kthimin e saj në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli