Në 17 muajt e luftës në Ukrainë, rreth 50,000 ukrainas kanë mbetur invalidë, duke humbur gjymtyrët e poshtme ose të sipërme. Informacioni është bërë me dije nga gazeta amerikane The Wall Street Journal, e cila citon vlerësimet e kompanisë më të madhe në botë të gjymtyrëve artificiale, kompanisë Ottobock dhe partnerëve të saj mjekësorë.
Raporti i WSJ thekson se numri aktual i personave me aftësi të kufizuara mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t'i nënshtrohen procedurave për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.
Ndër të tjera, kostoja e gjymtyrëve artificiale arrin deri në 50,000 euro, ndërsa autoritetet ukrainase i paguajnë çdo ushtari të plagosur 20,000 euro. Nga ana tjetër, qytetarët e plagosur nuk kanë mundësi kurimi dhe detyrohen t'u drejtohen organizatave bamirëse.
Sipas vlerësimeve të njërës prej këtyre organizatave, Fondacionit Houp, i cili ka selinë në Kiev, numri i ukrainasve që kanë pësuar lëndime të rënda gjatë luftës arrin në 200,000 njerëz.
Ndërkohë, të dy autoritetet, ajo e Ukrainës dhe Rusisë fshehin të dhënat në lidhje me humbjet e personelit të tyre ushtarak.
(A2 Televizion)