Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

'Hakmerret' Kosova, rrit me 100 përqind taksat ndaj Serbisë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2018, 15:05 | Kosova

Pas dështimit në Interpol, edhe si pasojë e lobimit të Beogradit, qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën doganore me 100% për të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës që importohen në Kosovë.

Vendimi u mor të mërkurën, vetëm disa ditë pasi qeveria pati vendosur taksën prej 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, duke nxitur reagime të ashpra nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha se marrëveshja e CEFTA-s e cila garanton tregti të lirë për të gjitha vendet e rajonit, nuk ka funksionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Siç e dini, prodhuesit kosovarë ballafaqohen me barriera të ndryshme jo tarifore në Serbi, produktet e të cilëve nuk mund të hyjnë në tregun e Serbisë. Autoritetet serbe nuk i njohin analizat e importuesve kosovarë dhe gjithashtu kërkojnë rivlerësim të mallrave të Kosovës. Për më tepër çështja e transitit mbetet ende një pengesë shumë serioze për kompanitë e Kosovës, ndërsa importohet nëpër vendet e BE-së dhe kalon nëpër territorin serb", deklaroi Haradinaj.

Kufiri Kosovë-Serbi

Ai tha se me këtë vendim Kosova po respekton vetveten përballë fushatës agresive të Serbisë në arenën ndërkombëtare. Kosova importon nga Serbia mallra në vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani