Krasniqi: PD duhet të ishte më e hapur ndaj lëvizjeve të reja. Nurellari: E detyron sistemi, shihni shembullin malazez

25 SHKURT 2021 4 ABSOLUT P2 PGM frame 11073 1100x620

Mënyra sesi është formuar koalicioni të djathtë cilësohet disi zhgënjyes nga analisti Afrim Krasniqi. Sipas tij, jo vetëm që koalicioni duhet të ishte formuar më parë, por shpesh herë aleatët e PD shihen dhe veprojnë më shumë si individë sesa parti politike”.

Sipas tij, partia më e madhe opozitare do të duhej të ishte më e hapur ndaj lëvizjeve të reja në peizazhin politik, dhe mos të “kthente parti të vjetra nga varri”.

Sipas Krasniqit, ka edhe një standard të dyfishtë. “ Më vjen mirë për Ballin Kombetar se Artur Roshi ka qenë aktiv në Kuvend, por ti si PD ke përjashtuar deputetë sepse nuk kanë djegur mandatet, dhe tani fut në koalicion një parti që ka mbetur në Parlament”.

Por Nurellari e mendon ndryshe, sipas tij është sistemi që kërkon të kapitalizojë çdo vatër votimi të mundshme, ndërkohë që vonesa e koalicionit varej edhe nga faktorët ë tjerë si përgjigjet që erdhën nga Venecia. Analisti sqaron mendimin e tij me një shembull afër Shqipërisë. “Merrni Malin e zi. Opozita ka qenë e bashkuar dhe kandidoi në tre lista, ku morën çdo personalitet dhe njeriu influent në zonat e ndryshme, lista plot me parti të vogla dhe organizata, sepse në kushtet e një shteti të kapur vetëm në këtë mënyrë mund t’ia dilte, dhe ia dolën të fitonin për disa mandate ndaj Gjukanovicit”, tha ai në ”Absolut 4”.