Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Nuk ka program të shkruar”, Krasniqi: PS, peng i interesave të vogla lokale

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2021, 21:54 | Politikë
“Nuk ka program të shkruar”, Krasniqi: PS, peng i interesave

Partia Socialiste është peng i interesave të vogla lokale, të cilat janë dominuese sepse përballet me PD dhe është duke luftuar me çdo mjet. Është ky opinioni i analistit Afrim Krasniqi në studion e “Absolut 4”, duke folur për fushatën elektorale në vend. Sipas tij mazhoranca nuk është e qetë dhe kjo duket me inaugurimet e përditshme apo inspektimet në vend që të punojë.

“Edhe PS ka të njëjtin problem të përmbyllë kandidaturat për deputetë dhe këtë nuk arriti ta mbajë si premtim, është peng i interesave të vogla lokale. Kalkulimet lokale janë dominuese se përballet me PD dhe është lufto çdo ditë me çdo mjet dhe fakti që e nis ditën me inaugurime, gjendja te mazhonanca nuk është e qetë dhe aty ka nisur rivaliteti, kur të shpallen kandidaturat do të shohim nëse PS ka reflektuar dhe nëse ka arritur të mbyllë sherret me partizat e vogla, nuk janë parti të strukturuara, por prishin punë”.

Sa i takon opozitës ai thotë se nuk ka një program zyrtar.

“Mendoj që qëllimi i opozitës ka qenë për të përmbyllur punët e brendshme me aleatët, por janë të dobishme se adresojnë debatin politik te çështjet konkrete, përmbajtja e programit është humbje kohe të diskutosh diçka që nuk është zyrtare. Programi ka vlerë kur është zyrtar dhe merr vlerë kur shohim ekipin e kandidatëve për deputetë”.

https://youtu.be/C7RnYi5iheY

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli