Si duhet të votojnë të sëmurët me Covid dhe Diaspora?

E drejta për të votuar është e drejtë kushtetuese dhe mbi këtë bazë si të sëmurët dhe të dyshuarit me Covid dhe diaspora duhet të votojnë. Këtë mendim ndanë në “Absolut 4”analistët Afrim Krasniqi, Lutfi Dervishi dhe Adri Nurellari.

“30 mijë të sëmurë në shtëpi dhe presim t’ua japim atyre jashtë u kemi shkelur të drejtën kushtetuese me nje vendim të mjekut të familjes. Është qesharake që ne me vendim të mjekut të familjes i kemi thënë rri në shtëpi është një cenim dhe një shtet serioz i zgjidh në tavolinë duhet ndryshim ligjor, do bëhen kalkulime e do diskutohen raporte mjekësore. 30 mijë të sëmurët e kanë të drejtë kushtetuese të votojnë”, shprehet Krasniqi.

Për Dervishin të drejtën e votës e kanë edhe të sëmurët që janë në spital.

‘Edhe ata që janë në spital duhet të votojnë. Vota e diasporës më tepër ka mbetur premtim elektoral. Pozitive më duket kërkesa për shtyrjen e kartave të identitetit dhe është logjike të mos kemi pengesë të shtuar”.

Ndërsa Nurellari si shpëtim sheh votimin elektronik, i cili është kërkuar nga të dyja partitë kur kanë qenë në opozitë po nuk është zbatuar.

“Vota elektronike është kapilare se një nga deformimet e procesit është numërimi, të dyja partitë e kanë kërkuar kur kanë qenë në opozitë. Vota e diasporës kot të flasim se ne nuk po garantojmë dot votën e njerëzve fizikë dhe është e kotë të flasim dhe kjo gjë kërkon zgjidhje serioze”.