Fleta e votimit, Skënderi: Isha partizan i një flete votimi klasike

Ish-anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi deklaroi se është partizan i një flete votimi klasike me tabelë unike që përdoren në shumicën e vendeve që aplikojnë këtë fletë votimi. Në studion e Absolut 4 ai tha se u zgjodh fleta me numra pasi është më e thjeshtë se ajo me emra.

“Unë isha partizan i një fletë votimi klasike me tabelë unike që përdoren në shumicën e vendeve që aplikojnë këtë fletë votimi. U zgjodh një model i ndërmjetëm mendoj që kjo është diçka më e thjeshtë se ajo me emra, për shkak se ajo fletë se gjithë debati bëhet për Tiranën që ka 36 kandidatë dhe ka 12 subjekte zgjedhore dhe një kandidat të pavarur dhe do kishim një fletë votimi me 432 emra dhe do ishte e vështirë për zgjedhësin. Plus që ne i bëjmë gjërat pak gabim dhe kur hidhet shorti miratohet edhe mënyra si renditen partitë. Kjo mënyrë i çorienton zgjedhësit. Mënyrë e gabuar. Zgjedhësin e bëjmë më konfuz”.

Sipas Skënderit zgjedhësi duhet të edukohet me mënyrën e rregullt sa i takon vlefshmërisë së fletës së votimit.

“Organi kompetent duhet të miratojë aktin përkatës për numërimin, çfarë duhet të bëjë dhe mënyrat e vlefshmërisë së votës dhe zgjedhësi në parim edukohet me mënyrën e rregullt, që është kjo; do i vësh një kryq te subjekti dhe një nga kandidati që ke votën parapëlqyese”.