Luzi: Fleta e votimit me numra është më e lehtë për zgjedhësit

Ish-kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi deklaron se fleta e votimit me numra është më e lehtë për zgjedhësit. E ftuar në Absolut 4, ajo thekson se kjo është më e lehtë si për zgjedhësin ashtu dhe për procesin e administrimit. Sipas Luzit fleta me emra kishte vështirësi të mblidhej dhe të lexohej.

“E parë si për zgjedhësin dhe nga pikëpamja e administrimit të fletës së votimit, votat do të numërohen dhe pastaj vlefshmëria e tyre. Me numra do të jetë më e lehtë për zgjedhësit. Pasi fleta me emra tejkalonte masën e fletës së parë deri më sot dhe me zor do të lexohej nga zgjedhësit. Ajo nuk kishte mundësi të mblidhej dhe futej në fletët e votimit dhe pastaj numërimi Këto edhe nëpërmjet vendosjes së aparaturave që bëjnë të mudnur leximin, një fletë kaq e madhe nuk mund të lexohej më. Fleta me numra është më e lehtë për zgjedhësit se tani do të mbajë mend dy numra të zgjedhësit dhe kandidatin parapëlqyes”.

Ajo e quajti të nxituar deklaratën e Celibashit për vlefshmërinë e fletës së votimit

”Komisioneri foli para kohe, nuk kishte të drejtë të fliste për vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e votave”.