Ristani: Fushata duhej të përqendrohej te programi i partive

ristani 1100x620

Arben Ristani, ish-kryetar i KQZ-së, deklaroi në studion e “Absolut 4” se fushata e partive politike duhet të përqendrohej te programi.

“Fushata duhej të përqendrohej te programi. Do e kërkosh votën duke i thënë votuesit se je më i mirë se tjetri, duke i paraqitur se çfarë ke në program. Duhet mbyllur koha e votimit mbi baza tifozerie. Partia të ndikon jetën dhe materialisht, ndryshe nga skuadra që të ndikon thjesht emocionalisht. Vota duhet bërë në bazë interesi për jetën tënde. Nuk mund të vazhdojë që “babai ishte ballist dhe unë jam demokrat; babai ishte komunist dhe unë jam socialist”. Duhet parë kush realizon atë që premton”, u shpreh Ristani.

Ristani komentoi edhe dështimin e votës së emigrantëve: “Po të kesh vullnet ta zgjidhësh, gjehen modalitetet dhe mënyrat për ta realizuar. Është përzierje mes pasigurisë, papërgjegjshmërisë dhe dashakeqësisë. Kur shkon puna në minutën e fundit, nuk ke kohë për të bërë gjërat. Mënyrat ishin: me postë apo me celular”.

  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, Sfidat për zgjedhje të lira!
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, i ftuar ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi
  • LAJMI I FUNDIT | “Absolut 4”, të ftuar dhe analistët Edlira Gjoni dhe Mentor Kikia
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi shpjegon në “Absolut 4” mënyrën si duhet të votojmë në zgjedhje
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Procesi ishte shumë kritik
  • LAJMI I FUNDIT | Celibashi: Nuk donim të vinim në diskutim kredibilitetin e këtij procesi
  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për votën e emigrantëve, Celibashi: Njëra nga palët nuk do ta pranonte