Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skënderi: Qytetarët e kanë të fiksuar numrin e kandidatit që duan të votojnë

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 22:28 | Politikë
Skënderi: Qytetarët e kanë të fiksuar numrin e kandidatit

Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ-së, deklaroi në studion e “Absolut 4” se "identifikimi elektronik është i kushtueshëm, por duhet që të shuajë zërat për parregullsi".

Ndërsa, shtoi se "për votimin elektronik jam pak skeptik, pasi administratori i gjithë rrjetit mund të bëjë ndërhyrje. Në shumë vende, numri i atyre që votojnë me elektronikë vjen duke u ulur".

Kur u pyet për votën e emigrantëve, Skënderi theksoi: “Vota e emigrantëve dështoi sepse nuk kishte konsensus për të mes partive të mëdha”.

Sa i përket fletës së votimit, Skënderi u shpreh: "Fleta e votimit me numra dhe jo me emra nuk është problem për qytetarin, pasi votuesi e fikson numrin e atij që kërkon të votojë dhe nuk pret që ta gjejë në momentin që hedh votën".

“Qytetarët e kanë të qartë se për kë do të votojnë dhe e fiksojnë numrin e atyre që duan. Ky është sistem që nuk është shpikur nga ne, është kopjuar nga diku. Zgjedhësi edukohet përpara për kandidatin preferencial”, u shpreh Skënderi.

Sipas tij, listat janë 100% të hapura. Ai e shpjegoi kështu këtë bindje: “Nëse një subjekt fiton 18 mandate, atëherë vendoset një vizë te lista e kandidatëve dhe 18 të parët rirenditen nga 1 te 18 në bazë të votave. Nëse poshtë vizës kemi kandidatë që kanë kaluar herësin (në Tiranë është mbi 10 000) ai zëvendëson kandidatin e renditur të fundit. I takon votuesit, që në praktikë të shohim sa më shumë thyerje të listës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë