Bideni e quajti Putin “kriminel lufte”, reagon Kremlini: E pafalshme

Përditësuar më: 16/3/2022, ora 21:31
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Bideni e quajti Putin “kriminel lufte”, reagon Kremlini: E pafalshme

Përditësuar më: 16/3/2022, ora 21:31

Kremlini ka reaguar menjëherë pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e quajti për herë të parë homologun rus, Vladimir Putin një kriminel lufte.

Sipas Kremlinit zyrtar, deklarata të tilla në drejtim të Putin janë të papranueshme dhe të pafalshme.

E pyetur për më shumë shpjegime, në lidhje me këtë akuzë të Biden, sekretarja Psaki u shpreh se presidenti foli me fjalë zemre për ato që shihte në televizion.

Megjithatë, ajo shtoi se një proces ligjor për të hetuar pretendimet e krimeve të luftës vazhdon të jetë duke u zhvilluar në Departamentin e Shtetit.