Zëdhënësja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha reagoi në lidhje me Kuvendin e organizuar nga pala e Bashës në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’ në kryeqytet, në të cilin u miratuan edhe ndryshimet e Statutit të kësaj force politike.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Floriana Garo shkruan se më i vetmuar se kurrë, Basha tregoi kërkon të jetë në pafundësi një peng i Ramës dhe i pazareve.
“Më i vetmuar dhe i braktisur se kurrë, Peng Basha, përmes eventit Balla – Brava, fitoi sot nga Rama monopolin e pengut!
Thënë ndryshe, nuk ka rëndësi si e sa keqpërdoret e konsumohet, rëndësi ka që ai do vazhdojë të jetë përjetësisht peng – kryetar dhe askush tjetër nuk mund t’ja marrë këtë “privilegj”.
Demokratët e vërtetë kanë zgjedhur të përballen me Ramën dhe jo të bëhen pjesë e shoqatës së pengjeve Basha apo pazareve të tij”, shkruan Garo. (A2 Televizion)