Vedat Muriqi hero, i dhuron pikën Kosovës në minutat shtesë ndaj Zvicrës

Nga A2 CNN
9 Shtator 2023, 20:54 | Futboll
Vedat Muriqi hero, i dhuron pikën Kosovës në minutat shtesë

Vedat Muriqi është heroi i Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës, të barazuar 2-2.

Sulmuesi i Mallorca shënoi të dy golat e “Dardanëve”, të dytin në minutën e 94, për t’i dhënë një pikë Kosovës në këtë përballje.

Ndërkohë, për Zvicrën, që e nisi me titullar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, shënoi dygolësh mesfushori Remo Freuler.

Me këtë barazim, Kosova barazon Bjellorusinë e vendit të katërt në grup, me 4 pikë, ndërkohë që Zvicra vijon kryesimin me 11 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos