Cristiano Ronaldo ka treguar se përveç se është një yll në fushë, i tillë është edhe jashtë. Ai është ndër të parët personazhe të njohur që ka zgjedhur për të dhënë një ndihmë konkretë për të prekurit nga tërmeti.
Referuar asaj që “Marca” raporton, CR7 ka hapur dyert e hotelit të tij në Marrakesh. Ata që humbën shtëpitë e tyre do të mund të vizitojnë “Pestana CR7 Marrakech” me katër yje dhe të gjejnë strehim dhe ushqim, natyrisht falas.
Ronaldo ka dhuruar para edhe për viktimat e tërmetit në Turqi 2023. (A2 Televizion)