Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

“La Liga” sponsorizon ekipin me emrin më të gjatë në Europë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 13:40 | Futboll
“La Liga” sponsorizon ekipin me emrin më të gjatë

Një ligë futbolli që sponsorizon një ekip futbolli të një tjetër shteti.

Mund të duket absurde, por në futboll kemi parë logo nga më pikantet për lojtarët e ekipeve të ndryshme, ndaj nuk do të përbëjë çudi simboli i “La Liga” mbi fanellën e një klubi uellsian.

Fakti më interesant është klubi që liga spanjolle ka përzgjedhur për të sponsorizuar dhe emri i tij, që vështirë se mund të lexohet nga sportdashësit.

Logoja “LL” e ligës lidhet tanimë me emrin më të madh në këtë sport.

Ose, më saktë, me emrin më të gjatë ndër klubet e futbollit që e mban skuadra nga Uellsi: Clwb Pêl Droed Llanfair¬pwllgwyngyll¬gogery¬chwyrn¬drobwll¬llan¬tysilio¬gogo¬goch Football Club.

Ekipi me bazë Uellsin e Veriut dhe më i njohur me emrin CPD Llanfairpwll FC do të sponsorizohet nga liga spanjolle për një sezon dhe logoja “LL” do të shfaqet në pjesën e përparme të fanellave, të cilat mbajnë gjithashtu emrin e plotë të qytetit me 58 shkronja në stemën e klubit.

Ky është vërtet një partneritet i jashtëzakonshëm për ne. Jo vetëm që është bashkëpunimi më emocionues që klubi ka pasur ndonjëherë, por gjithashtu na lejon të përmirësohemi brenda dhe jashtë fushës”, tha presidentja e klubit Samantha Jones-Smith.

Fanella e re e Llanfairpwll do të vishet nga futbollistët për herë të parë të shtunën, në sfidën e vlefshme për ligën e pestë të futbollit të Uellsit, ku klubi nga fshati me emrin më të gjatë në Europë do të përballet me Holyhead Town.

A2 CNN Livestream

A2 Business