Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Video intime me një të mitur, arrestohen tre lojtarë të Real Madrid

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 19:38 | Sporte të tjera
Video intime me një të mitur, arrestohen tre lojtarë të Real

Tre lojtarë të Real Madrid janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Ka qenë nëna e të resë që ka bërë denoncimin, sipas së cilës një nga të arrestuarit ka regjistruar një video seksuale të vajzës së saj për ta shpërndarë më pas te persona të tjerë. Ngjarja daton më 6 Shtator në Ishujt Kanarie.

I akuzuari kryesor për këtë krim është një futbollist i Real Madrid C, i cili besohet se ka pasur lidhje intime me të miturën. Identiteti i futbollistëve nuk është bërë i ditur, mirëpo thuhet se bëhet fjalë për një lojtar i të rinjve, një lojtar rezervë dhe një lojtar i “skuadrës së tretë”.

Edhe pse nuk dha asnjë provë fillestare për të mbështetur pretendimin e saj, El Confidencial pohoi se “Burimet e policisë thonë se mund të ketë disa lojtarë të tjerë të përfshirë, duke përfshirë lojtarë të ekipit të parë”.

Ky është një tjetër skandal që trondit La Ligën, pas puthjes së famshme të nga ana e presidentit të Federatës, Luis Rubiales me një futbolliste.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli