Një dënim të rëndë ka marrë tenistja e njohur Simona Halep për shkelje të rregullave kundër dopingut.
Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis njofton se dy herë fituesja e titujve Grand Slam do të qëndrojë 4 vite larg fushave, pasi ka shkelur rregullat anti-doping në dy raste të ndara.
Tenistja 31 vjeçare, e cila në karrierën e saj ka fituar Wimbledon dhe French Open është pezulluar që prej tetorit të vitit të kaluar, kur rezultoi pozitive për doping gjatë testeve të zhvilluara në US Open. (A2 Televizion)