Ndërhyrjet në futboll janë disa taktika për të mos lejuar kundërshtarin për të përparuar në fushë dhe për të ndalur hyrjen në zonën e rrezikut ku më pas edhe mund të gjejnë portën.
Por ka raste që këto ndërhyrje mund të jenë fatale pasi edhe mund t’i shkatërrosh karrierën kundërshtarit nga një ndërhyrje e gabuar.
Rasti i mëposhtëm është po aq i rëndë, pasi gjatë derbit të zjarrtë mes ekipeve Marathon dhe Olimpia Andre Orellana bëri një ndërhyrje të tmerrshëm duke hedhur në tokë dy kundërshtarë.
Në emocionet e humbjes, Orellana bëri një ndërhyrje e cila i krasiti këmbët e dy lojtarëve të cilët u shtrinë disa minuta në fushë nga dhimbja.
As një karton i kuq nuk “barazohet” me aktin aspak profesional të 21-vjeçarit. Arbitri e ndëshkoi duke e nxjerrë me të kuq, por pritet të dënohet edhe më ashpër për këtë ndërhyrje të qëllimshme. (A2 Televizion)