Këtë të martë, do të mbyllet dhe java e katërt e Kategorisë Superiore. Vllaznia pret Laçin në “Loro Boriçi” me objektivin e vetëm fitore.
Lajmi i mirë për shkodranët është se vijnë me grupin e plotë dhe trajneri Migen Memelli do të ketë çdo alternativë për të zgjedhur 11 titullarët e tij. Si mesfushori Ardit Krymi dhe qendërmbrojtësi Marku Juriç janë rikuperuar plotësisht dhe janë në dispozicion të trajnerit pogradecar.
Nga ana tjetër, Laçi pas goleadës 6-1 që i bëri Teutës, një javë më parë, kërkon të vijojë këtë ecuri pozitive. Ekipi i Skerdi Bejzades nuk pritet të ketë shumë ndryshime nga takimi i kaluar dhe do të luajë vetëm për 3 pikë.
Në anën tjetër, po në orën 15:00, Teuta pret Skënderbeun në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët nuk kanë shijuar ende fitoren e parë këtë edicion dhe pse përballë korçarëve të ngjitur, këtë sezon, në elitën e futbollit shqiptar, detyra do të jetë e vështirë. (A2 Televizion)