
Turpi nuk ka fund dhe ka ardhur koha që instancat më të larta të futbollit të marrin masa.
Thirrjet e serbëve për Kosovën kanë vijuar edhe në Champions League. Episodi më i fundit u regjistrua në Angli, në ndeshjen ndërmjet Manchester City dhe Crvena Zvezda.
Gjatë lojës, tifozët e Yllit të Kuq të Beogradit hodhën thirrje për Kosovën, duke vijuar të jetojnë në ëndërr dhe të mos pranojnë realitetin e një shteti të pavarur. (A2 Televizion)