Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Oficerja e sigurisë në aeroport gëlltit 300 dollarët që vodhi nga çanta e pasagjeres

Nga A2 CNN
21 Shtator 2023, 15:13 | Kapur në kamera
Oficerja e sigurisë në aeroport gëlltit 300 dollarët që

Rastet e vjedhjes së parave apo sendeve në aeroporte nga ana e oficerëve të kontrollit të bagazheve dhe pasagjerëve ndodhin rëndomë, por një rast i pazakontë është kapur në kamera në Filipine.

Pamjet vijnë nga Terminali 1 i Aeroportit Ndërkombëtar “Ninoy Aquino”, ku një oficere e Zyrës për Sigurinë e Transportit (OTS) shihet duke futur në gojën e saj për t’i fshehur, 300 dollarë, që i ka vjedhur nga një pasagjere.

Oficerja mori çantën për inspektim manual, teksa pasagjerja po kalonte në skanerin me rreze X dhe u largua duke vendosur diçka në zonën e belit të saj.

Më pas ajo u pa qartë duke gëlltitur qëllimisht kartëmonedhat e palosura dhe madje injoron një pasagjer që kalon dhe kërkon ndihmë për diçka.

Autoritetet tani po hetojnë incidentin që ndodhi në 8 shtator. Në një deklaratë OTS tha se identiteti me oficeren e sigurisë është provuar.

Nënsekretari i OTS, Ma.O Aplasca inkurajoi po ashtu informatorët të raportojnë aktivitetet e paligjshme të kryera nga personeli i kompanisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi