Lecce po kalon një moment shumë të mirë në Serinë A. Këtë të premte, ekipi ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, fitoi minimalisht 1-0 ndaj Genoas.
Ramadani, i cili është titullar i padiskutueshëm e skuadrës italiane, luajti 90 minuta të plota në suksesin e verdhekuqve dhe ishte nga më të mirët në fushë.
Oudin ishte ai që shënoi golin e fitores për Leccen, në minutën e 83.
Kështu, Lecce ngjitet përkohësisht në vendin e dytë, me 11 pikë, në pritje të ndeshjeve të tjera të kësaj jave. (A2 Televizion)