Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 43%
  • Tre herë në javë 21%
  • Vetëm në fundjavë 7%
  • Asnjëherë 29%

Nga 0-2 në 3-2 për 8 minuta, Lewandowski i jep jetë përmbysjes së çmendur të Barçës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 19:03 | Futboll
Nga 0-2 në 3-2 për 8 minuta, Lewandowski i jep jetë

Java e gjashtë e La Liga-s për këtë sezon futbollistik është mbyllur me një përmbysje spektakolare te Barcelonës nga 0-2 në 3-2 kundër Celta Vigo-s së Rafa Benitez.

Ishte Lewandowski heroi i blaugranëve që rihapi ndeshjen duke shënuar dy herë në minutat 81′ dhe 86′, ndërsa Cancelo i vuri vulën fitores së çmendur arritjen tre minuta më vonë.

Xavi përdori treshen Felix-Lewandowski-Torres për të vazhduar serinë pozitive. Pas një fillimi pa emocion, skuadra mike kaloi në epërsi me Strand Larsen, i cili gjeti rrjetën e mbrojtur nga Ter Stegen në minutën e 19-të.

Barcelona humbi ekuilibrin dhe mysafirët dyfishuan epërsinë, me Iago Aspas që shërbeu mjaft mirë një asist për Douvikas, i cili shënoi me të majtë për 0-2.

Blaugranët u zgjuan vetëm në 10 minutat e fundit të sfidës. Joao Felix fillimisht gjeti në mënyrë perfektë Lewandowskin, i cili lëshoi një goditje akrobatike për golin e parë.

Celta e dëshpëruar as nuk e kupton se nga erdhi goli i dytë i polakut, me numrin 9 që nuk gaboi me këmbën e djathtë pas asistit të Cancelo.

Tre minuta më vonë Gavi shpik nga mesfusha një top për portugezin, i cili i jep jetë përmbysjes së çmendur të katalanasve në vetëm tetë minuta.

Katalanasit janë tani përkohësisht në krye të La Ligës me 16 pikë, së bashku me Gironan, që regjistroi një fitore të madhe ndaj Mallorca-s së Vedat Muriqit.

A2 CNN Livestream

A2 Business