Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Spostohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të luhet në 19 tetor në “Air Albania”

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 13:45 | Futboll
Spostohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të luhet në 19

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në 19 tetor. Një nga ndeshjet me interesin më të lart nga tifozët është spostuar në kalendar për tu zhvilluar në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Takimi që ishte programuar të luhej këtë të martë në Elbasan Arena për shkak të numrit të lartë të tifozëve dhe atmosferës që krijon gjithmonë një ndeshje e tillë do të luhet në 19 tetor.

Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit që me anë të një postimi njoftoi shtyrjen e ndeshjes.

Sipas FSHF-së  ka qenë një kërkesë e klubit të kuq, i cili donte pjesëmarrjen e sa shumë tifozëve në stadium për të krijuar atmosferën që vetëm një derbi di të krijojë.

Kjo ndeshje mund të vendos shumë dhe për ecurinë e dy skuadrave në kampionat. Ashtu si një sezon më parë, luftë mbetet e njëjtë, dy ekipe të forta , ambicioze dhe pretendetet kryesore për të fituar trofeun në fund.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi