Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

“Çmendet” Laporta, Barcelona i vendos klauzolë 1 miliardë euro yllit 16-vjeçar

Nga A2 CNN
23 Shtator 2023, 15:14 | Futboll
“Çmendet” Laporta, Barcelona i vendos klauzolë 1

Një klauzolë e frikshme në rast largimi, prej 1 miliardë eurosh është vendosur nga Barcelona për sulmuesin 16 vjeçar të blaugranëve, Lamine Yamal.

Lamin Yamal konsiderohet si “ylli” i ri i futbollit botëror dhe klauzola e re shihet nga drejtuesit e Barcelonës si një shenjë për të siguruar 16-vjeçarin spanjoll se do të qëndrojë gjatë në radhët e klubit.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” zbulon se sulmuesi i ri ka nënshkruar zgjatjen e kontratës para turneut veror të katalanasve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre, Yamal ka rinovuar me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe njoftimi për zgjatjen e kontratës pritet të bëhet në tetor.

Megjithatë, duke qenë se mosha e tij e re nuk lejon një rinovim shumëvjeçar, “helmetat blu” kanë gati propozimin e zgjatjes për bashkëpunimin e dy palëve, gjë që do të ndodhë sapo Yamal të mbushë 18 vjeç

Dhe klauzola e lirimit në kontratën e spanjollit do të jetë as një qindarkë më pak se një miliardë euro.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi