Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Avioni rus shpërthen në flakë në Afrikën e Jugut, dyshohet se ka lidhje me Wagner

Nga A2 CNN
27 Shtator 2023, 17:13 | Bota
Avioni rus shpërthen në flakë në Afrikën e Jugut,

Një avion mallrash ka shpërthyer në flakë pasi doli nga pista në Goa të Afrikës së Jugut. Daily Mail shkruan se avioni Il-76 është prodhim rus dhe ka dyshime se mund të ketë lidhje me mercenarët e Wagner.

Mediat vendase raportojnë se piloti i avionit, shtetas rus, ka ndërruar jetë, ndërsa dyshohet se në bordin e avionit mund të kenë qenë me dhjetëra persona, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë dështimi i sistemit të frenimit. Avioni do të ulej në pistën, e cila është e gjatë 2500 metra, por frenat nuk funksionuan në 500 metrat e para dhe më pas avioni doli nga pista ku shpërtheu në flakë.

A2 CNN Livestream

A2 Business