Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar ish-futbollistin dhe trajnerin Andriy Shevchenko si këshilltarin e tij të pavarur.
Vendimi u njoftua me dekret presidencial, i cili u shfaq të martën në mbrëmje në faqen e internetit të presidencës ukrainase.
Në karrierën e tij, Shevchenko luajti për Dynamo Kiev, Chelsea dhe Milan. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ai ishte trajner i kombëtares së vendit të tij dhe iu dha titulli Hero i Ukrainës.
Në maj 2022, Shevchenko u bë ambasador i platformës së Ukrainës për mbledhjen e fondeve UNITED24. (A2 Televizion)