Një zjarr shpërtheu, gjatë natës, pranë një aeroportit ushtarak në rajonin e Moskës. Këtë e raportojnë disa kanale ruse Telegram. Sipas “rosZMI”, zjarri ka rënë në qytetin Shchelkovo, afër Moskës. Ky qytet është shtëpia e aeroportit ushtarak Chkalovsky, ku një grup sabotatorësh hodhën në erë dhe dëmtuan rëndë dy avionë dhe një helikopter.
Sipas disa banorëve vendas të cituar në Telegram, një re e madhe tymi ishte e dukshme në zonën industriale pranë aeroportit. Për momentin, nuk ka asnjë informacion zyrtar për viktima dhe shkaqet e zjarrit.
Banorët vendas përmendën se para se të fillonte zjarri, ata dëgjuan tinguj që ngjanin me shpërthime. (A2 Televizion)