Edhe kryeministri Edi Rama e ka dënuar sulmin terrorist pranë ministrisë së Brendshme në Ankara të Turqisë. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilëson një akt të neveritshëm dhe i bën apel Europës që ta mbështesë Turqinë në luftën kundër terrorizmit.
“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacakë që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit”, shkruan Rama.
Mëngjesin e sotëm Turqia u trondit nga një sulm kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme dhe parlamentit, i cili do të niste sot sesionin e ri legjislativ. (A2 Televizion)