Ukraina në alarm, kaosi në kongresin e SHBA rrezikon ta lerë pa armë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2023, 14:50 | A2 CNN në Ukrainë
Ukraina në alarm, kaosi në kongresin e SHBA rrezikon ta lerë pa

Pas një viti e gjysmë luftë, liderët ukrainas kanë tani një arsye për tu shqetësuar: kaosi në rritje që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara po kërcënon të lërë Kievin pa furnizimet jetike me para dhe armë. Disa ditë pasi ligjvënësit nuk përfshinë në buxhet planin e rëndësishëm për t’i dërguar miliarda dollarë ndihma Kievit, kryetari i Dhomës së përfaqësueseve Kevin McCarthy u shkarkua nga vetë kolegët e tij republikanë. Ndihma për Ukrainën u përmend me arsyeve. Autoritetet në Kiev janë përfshirë nga paniku, teksa aleati i tyre më i zjarrtë duket papritur i pasigurt.

“Ajo që më dhemb më shumë të dëgjoj është se ky nuk është një shfrytëzim i mirë i parave të SHBA. Ju e dini, mbështetja për Ukrainën është aktualisht në interesin e SHBA. Nëse ndihmat do të ndalen, njerëzit do të vdesin dhe Rusia do ta ketë më të lehtë”, tha Tymofiy Mylovanov ish-ministër i zhvillimit ekonomik dhe tregtisë në Ukrainë.

Qeveria ukrainase mbështetet fuqishëm tek ndihmat e huaja financiare dhe ushtarake për të mbajtur ekonominë në lëvizje dhe për t’i bërë ballë agresionit rus, dhe pret të sigurojë 42.8miliardë ndihma ushtarake vitin e ardhshëm. Një pjesë e madhe e tyre do të vinte nga SHBA. Por me shkarkimin e McCharthy-t, i pari rast në historinë amerikane, financimet për Kievin mbeten pezull. Gjithashtu një sërë ligjvënësish në kongres, kundërshtojnë dërgimin e mëtejshëm të ndihmave për Ukrainën.

Presidenti Joe Biden u shpreh i shqetësuar, por tha se përmes një fjalimi të rëndësishëm do të përpiqet të bindë popullin amerikan që të vazhdojë mbështetjen për ukrainasit.

“Kjo gjë më shqetëson por e di se ka një shumicë pjesëtarësh të dhomës së përfaqësuesve dhe senatit që kanë thënë se do të mbështesin vazhdimin e financimit. Do të mbaj shpejt një fjalim të rëndësishëm ku do të theksoj përse është thelbësore t’i qëndrojmë angazhimit tonë”, tha Biden. 

Pentagoni paralajmëroi se nëse Kongresi nuk merr masa, fondet mund të mbarojnë brenda disa muajsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos