Sulm masiv me dron në magazinat e grurit në Ukrainë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2023, 06:44 | A2 CNN në Ukrainë
Sulm masiv me dron në magazinat e grurit në Ukrainë

Një sulm masiv me dron u nis gjatë natës nga ushtria ruse në rajonin Cherkasy në Ukrainën qendrore, duke goditur objektet ku ruhen drithërat. Shpërthimet kanë shkaktuar zjarre të mëdha. Kjo u raportua nga guvernatori Igor Taburets, i cituar nga mediat ukrainase.

Shpërthime janë regjistruar edhe në rajonin e Odessas. Lajmi është raportuar nga Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

“Forcat pushtuese ruse po sulmojnë sërish Ukrainën jugore me dronë, ndoshta Shahed, të cilët po fluturojnë nga Deti i Zi në drejtim të rajonit të Odesës”.

Komanda Ushtarake e Jugut tha se 20 dronë u rrëzuan në rajonin qendror Vinnytsia dhe 10 të tjerë mbi rajonet Odesa dhe Mykolaiv në jug.

Zëdhënësja e komandës jugore Natalia Humeniuk, i tha TV ukrainas se Rusia vazhdoi të sulmonte infrastrukturën portuale, duke përfshirë lumin Danub, dhe gjithashtu po përpiqej të godiste objektet kritike të infrastrukturës në rajone të tjera të Ukrainës “për të ndikuar në ekonomi”.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore mbi infrastrukturën e eksportit të grurit ukrainas në lumin Danub dhe në portin e Odesës që nga korriku, kur Moska u largua nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejonte eksporte të sigurta të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos