Vllaznia përballë Tiranës në stadiumin e Kukësit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 10:53 | Futboll
Vllaznia përballë Tiranës në stadiumin e Kukësit

Java e tetë e Superligës garanton emocione me derbin e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana. Dy rivalët e përjetshëm që edhe këtë sezon kanë ambicie maksimale, do të masin forcat në stadiumin e Kukësit, kjo për shkak se në “Loro Boriçi” kanë mbjellë barin e ri të fushës.

Bardheblutë nuk po kalojnë një formë të mirë që pas dy humbjeve radhazi ndaj Erzenit dhe Lacit, këtë ndeshje vijnë dhe me trajnerin e përkohshëm në pankinë Julian Ahmataj. Nga ana tjetër edhe tek kuqeblutë nuk është situata më e mirë, por ka optimizëm se mund të marrin një rezultat pozitiv ndaj kryeqytetasve. 

“Ndeshja është e rëndësishme për ne. Do të doja që sfida të luhej në Shkodër ose në Tiranë. Për shkak se kemi mbjellë barin e stadiumit “Loro Boriçi”, ndeshja do të spostohet në Kukës. Pritshmëria e terrenit nuk do jetë në atë nivel që duhet, por ne jemi të gatshëm për maksimumin. Vlen të theksohet se kemi dy rikthime nga dëmtimet, që ne po i vlerësojmë”, tha Memelli.

Ndërsa foli për kundërshtarin bardheblu, Memelli fitoi të gjithë tifozët shkodranë të mbështesin skuadrën e tyre. 

“Nuk di ta vlerësoj situatën e tyre, edhe ne kemi uri për fitore. Tirana është skuadër e dashur për mua, por problematikat e tyre nuk më interesojnë. Dua të bëj maksimumin te Vllaznia, për t’i parë gjërat me sportivitet. Të fokusohemi te vetja, më shumë se te kundërshtari. Klubi ka vendosur autobusë falas dhe na duhen në Kukës tifozët, janë një plus për ne”, shtoi Memelli.

Sa i përket takimeve të tjera janë programuar të luhen ditën e diel. Laçi pret Skënderbeun në shtëpi, Teuta pret Erzenin në “Niko Dovana” ndërsa Partizani luan me Kukësin në “Arenën e Demave”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos