Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“Vrisni shqiptarët, që të mos ekzistojnë”, FFK kërkon dënim të ashpër nga UEFA për tifozët serbë “Delije”

Nga A2 CNN
6 Tetor 2023, 08:43 | Futboll
“Vrisni shqiptarët, që të mos ekzistojnë”, FFK

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate në faqen zyrtare ka reaguar për sjelljen nacionaliste e fashiste të tifo-grupit serb “Delije”, gjatë ndeshjes mes Crvena zvezdas dhe Young Boys.

Gjatë ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes Crvena zvezdas dhe Young Boys, tifo-grupi serb “Delije” shfaqën mesazhe fashiste si “vrisni shqiptarët, që ata mos të ekzistojnë”, “Kosova është Serbi”, si dhe brohorisnin emrat e terroristëve serb të vrarë në incidentin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër sjelljen e tifozëve të KF Crvena Zvezda “Delije”, gjatë ndeshjes me Young Boys në UEFA Champions League. Çdo sjellje e tillë nacionaliste e fashiste është joetike, jo e shëndetshme dhe shkel rregullat e UEFA-s”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani